“Dorëzohet” Lulzim Basha: Detyrën si kryetar i Grupit Parlamentar do e delegoj te një nga nënkryetarët

Lulzim Basha ka deklaruar para seancës plenare në Parlament se do t’ia delegojë njërit prej nënkryetarëve të PD-së detyrën si kryetar të grupit parlamentar.

Ai tha se tani është momenti që dmeokratët të shohin përtej interesave personale, teksa theksoi se 4000 anëtarët e Kuvendit të PD-së treguan mbështetjen e tyre për deputetët demokratë.

“Prej ditës së djeshme me hyrjen në fuqi të statutit të PD-së, jam edh ekryetar i grupit parlamentar. Si kryetar i PD-së dhe kryetar i grupit parlamentar, kam ndërmend ta delegoj këtë detyrë te një nga nënkryetarët e zgjedhur.

Tani është momenti të shohbim përtej interesave personale, përtej anktheve dhe frikërave që mund të ketë shkaktuar konflikti. Janë shprehur më shumë se 4000 anëtarë të PD-së dhe ata janë mbështetja ku mbështeten të gjithë deputetët e PD-së”, tha Basha.

Kujtojmë se Basha mblodhi Kuvendin e PD-së ditën e shtunë, ku sipas statutit të ri ai do të jetë edhe kryetar i grupit parlamentar, ndërkohë që nuk ka detyrim të dorëhiqet nëse humb zgjedhjet.