Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes është mbyllur pa përgjigjet e plota të pyetjeve të deputetëve drejtuat kreut të Policisë, Ilir Prodës, për shkak të një debati mes Flamur Nokës dhe kryetarit të Komisionit, Bledi Çuçit.
Ky i fundit përjashtoi Nokën nga Komisioni, për shkak se deputeti demokrat iu drejtua me fjalët: Një moment më dukesh si mashkull, një moment si femër, e një moment si transeksual”.
Por edhe pas përjashtimit, Noka nuk pranoi të dilte nga Komisioni, madje vijoi të hidhte fjalë në drejtim të Çuçit, duke i thënë se dukej edhe si “organ seksual”. Kjo fjalë solli edhe humbjen e durimit nga socialisti, që vendosi ta mbyllë Komisionin, edhe pse Ilir Proda kishte pyetje të tjera që duhej t’u përgjigjej.
Tashmë pritet që për Nokën të ketë një dënim nga Komisioni i Etikës, pasi Çuçi deklaroi se do të kërkonte përjashtimin e tij me 10 ditë nga Kuvendi i Shqipërisë.