Në seancën e sotme plenare, e cila është shoqëruar vazhdimisht me debate, mazhoranca rrëzoi dy kërkesat e opozitës për mocion me debat për dy çështje, abuzimi me fondet e Bashkimit Europian dhe programin qeverisës.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se do të depozitojnë kërkesë për ngritjen e një Komisioni Hetimor lidhur me këtë çështje.
“Mocioni ishte për fermerët dhe foli këtu vetëm për fermerët. Taulanti nuk flet dot për për fondet e IPARD dhe fermerët. Dilni këtu dhe shpjegoni pse nuk doni të flisni pse BE ka bllokuar mln euro që shkojnë për fermerët shqiptarë. Ne jemi i vetmi vend që na janë bllokuar fondet sepse kjo qeveri ka vjedhur edhe paratë e taksapaguesve europianë.
Brenda javës do të depozitojmë kërkesë për të ngritur Komision Hetimor për këtë çështje. Do verifikojmë se si babai i i Suel Çelës mori paratë e fermerëve shqiptarë. Nuk i mori lekët fermeri i Elbasanit por i mori babai i Suel Çelës. Një njeri i shpallur në kërkim”- u shpreh Bardhi.
Më herët gjatë kësaj seance, PS rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për mocion me debat me Ramën, për programin qeverisës. Kërkesa e PD për mocion me debat ishte për të diskutuar për prioritetet që ka qeveria e re socialiste në mandatin e katërt.