Mijëra qytetarë dolën në rrugët e kryeqytetit të Brazilit për të festuar dënimin me 27 vite burg të ish-presidentit Jair Bolsonaro, i akuzuar për organizimin e një grushti shteti pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2022.
Vendimi u shpall më 11 shtator, një datë simbolike për Amerikën Latine, dhe u prit me entuziazëm nga qytetarë, aktivistë dhe liderë progresistë në rajon, të cilët e konsiderojnë këtë një fitore të madhe për demokracinë.
Presidenti i Kilit, Gabriel Boric, dhe ai i Kolumbisë, Gustavo Petro, përgëzuan Brazilin për ruajtjen e rendit demokratik dhe dënuan tentativat për grusht shteti.
Në festimet në Brasília kishte muzikë, fishekzjarre dhe pankarta në mbështetje të demokracisë, ndërsa shumë nga pjesëmarrësit vlerësuan rëndësinë historike të momentit, veçanërisht komunitetet indigjene dhe grupet e margjinalizuara që u prekën nga qeverisja e Bolsonaro-s.
“Jam pjesë e komunitetit LGBT, dhe ne kemi qenë ndër më të goditurit nga qeverisja e Bolsonaro-s. Kjo është një ditë për të festuar!”.– tha një punonjës banke.
Nga ana tjetër, dënimi shkaktoi zemërim në qarqet e djathta ndërkombëtare, përfshirë ish-presidentin amerikan Donald Trump, i cili kritikoi vendimin dhe paralajmëroi sanksione ndaj Brazilit. Festimet pritet të vazhdojnë me një paradë në Rio de Janeiro, që simbolizon fitoren e drejtësisë dhe shtetit ligjor në Brazil.