Kodi i ri Penal, Arben Rakipi: Prostitucioni të mos dënohet, shpifja po

Kreu i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rapiki, i cili është njëkohësisht hartuesi i draftit të Kodit të ri Penal ka thënë se prostitucioni nuki duhet të jetë më vepër penale, dhe si e tillë të mos ketë dënim.

Gjatë prezantimit të këtij drafti, Rakipi tha se me Kodin aktual, prostitucioni dënohet ose me gjobë ose me 1.5 vite burg. Por sipas tij, është momenti që të depenalizohet ushtrimi i këtij profesioni.

“1.5 vjet burg dhe gjobë parashikon Kodi aktual, ndërsa projekti ynë orienton, lidhet edhe me masa të tjera penalizimi. Të depenalizohet ushtrimi i këtij profesioni! Për fat të keq duhet të përdor termin profesion, vajza apo djali që ushtron me vullnet të lirë, për fat të keq duhet ta quaj profesion. Kodi italian e francez nuk e dënon ushtrimin e prostitucionit dhe ne tendencën e kemi atje. Propozimi ynë nuk është për shkaqe thjesht ngjashmërie me ca ndodh në Europë se kjo nuk do të mjaftonte. Unë mendoj se terreni shqiptar nuk mbahet më me lëndë penale, sidomos në këtë fushë. Ky lloj profesioni ka marrë përkrahje të gjerë që demonstrohet haptasi edhe nga influencerët e jetës të të miturve apo të tjerëve në vend. Për rrjedhojë lënda penale tashmë është e padobishme. Këtu jemi bazuar për të bërë propozimin tonë.”

Ndër të tjera, Rakipi tha se shpifja duhet të dënohet, duke e konsideruar ende të nevojshme që ajo të mbetet në fushën e ndëshkimeve penale.