Aksidenti tragjik me tramvaj ku vdiqën 15 persona, Portugalia shpall ditë zie kombëtare

Autoritetet në Portugali kanë nisur hetimet pasi të paktën 15 persona u vranë kur një teleferik funikular doli nga shinat dhe goditi një ndërtesë në Lisbonë. Ndërkohë 18 të tjerë u plagosën, pesë prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Funikulari (tramavaji) Ascensor da Glória, një nga simbolet turistike të Lisbonës që funksionon që nga viti 1885, doli nga shinat dhe humbi kontrollin duke u përplasur me një ndërtesë banimi. Fill pas ngjarjes tragjike, autoritetet ndërprenë përkohësisht edhe linjat e tjera të transportit urban për inspektime të jashtëzakonshme sigurie.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale treguan tramvajin e verdhë të përmbysur në rrugën me kalldrëm teksa njerëzit vraponin me shpejtësi për t’u larguar nga zona. Autoritetet thanë se disa pasagjerë të bllokuar në rrënoja u desh të nxirreshin nga ekipet e emergjencës.

Tragjedia ka lënë pas jo vetëm humbje njerëzore, por edhe një traumë kolektive për banorët e Lisbonës. Portugalia shpalli të enjten një ditë zie kombëtare pas rrëzimit të tramvajit ikonik.

Ky tramvaj, që mund të mbajë rreth 40 pasagjerë (gjysma në këmbë), është një nga atraksionet më të njohura për turistët që vizitojnë Lisbonën.

Kjo është një tragjedi që nuk ka ndodhur kurrë më parë në qytetin tonë,” deklaroi kryetari i bashkisë së Lisbonës, Carlos Moedas.