Vrau bashkëshorten/ Pandeli Nakoleci del para trupës gjykuese në Greqi, u kërkon falje fëmijëve

Pandeli Nakoleci, 40-vjeçari shqiptar që vrau brutalisht gruan e tij Marjola Nakoleci në Volos të Greqisë, ka dalë sot para trupë gjykuese, ndërsa u ka kërkuar falje fëmijëve për krimin.

Mediat greke shkruajnë se seanca zgjati rreth 30 minuta.

Ndërkohë, në Korçë u zhvillua ceremonia mortore e 36-vjeçares, ku morën pjesë familjarë dhe katër fëmijët e çiftit, që i dhanë lamtumirën nënës së tyre.

Mediat fqinje raportojnë se fëmijët kanë shprehur dëshirën për të qëndruar në Greqi, ndërsa kujdestaria pritet t’i kalojë njërës prej tezeve në Skiathos.