Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në një takim me deputetët e zgjedhur të Tiranës. Kryeministri ka zgjedhur që të nis këtë ditë që përkon me ditëlundjen e tij në selinë rozë, ku pritet që të jap porositë për të zgjedhurit nga populli për qarkun e Tiranës.
Ai është pritur me një tufë me karafila të kuq në dyert e selisë në 61 vjetorin e lindjes.
Takimi vjen një ditë pas përballjeve të Ramës me bashkinë Vlorë dhe Tiranë. Në Vlorë, Rama kërkoi dorëheqjen e të gjithë drrejtorëve të Bashkisë, ndërsa me Tiranën ishte më i butë, ku kërkoi që të dilnin të terren dhe të dëgjonin problemet e qytetarëve.
Për këtë janë ngritur disa grupe pune, të cilët kanë për detyrë të sjellin problematikat brenda dy javëve, kur pritet të zhvillohet një tjetër takim i zgjeruar.
“Duhet të ndaheni në grupe pune në terren për te parë problematikat. Kujdes në problemet e zënies së trotuareve, Tirana s’mund të bëhet si Vlora. IMT dhe INUK duhet të jenë në lartësinë e duhur”, mësohet të ketë thënë Rama në mbledhje.