Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ajola Xoxës për vilën me Qerret

Gjykata e lartë ka rrëzuar rekursin e Ajola Xoxës dhe nënës së saj, Valbona Xoxa për heqjen e sekuestros së vilës në Qerret.

Vila u sekuestrua me urdhër të SPAK në kuadër të hetimeve që po bëhen nga kryebashkiakut Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

Veliaj dhe Xoxa akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Veliaj ndodhet në burg që prej muajit shkurt ndërsa ndaj bashkëshortes së tij, u caktua një mësa më e butë, “detyrim paraqitje”.

Pak ditë më parë, SPAK paraqiti në gjyq provat e reja në lidhje me hetimet  2 mujore ndaj Veliajt. Ky i fundit nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, por u përfaqësua përmes mbrojtjes të tij.

SPAK solli si provë të re apartamentin në zonën e “Kodrës së Diellit’, që dyshohet se i përket kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës.