Pas disa muajsh në kërkim, një 32-vjeçar me precedentë penalë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje është arrestuar nga Policia e Fierit.
Ai së bashku me tre persona të tjerë ka sulmuar dhe dhunuar fizikisht një polic të Burgut të Fierit, ngjarje kjo e ndodhur më 11 mars të këtij viti.
Gjykata e Fierit në mars të këtij viti i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.
Katër persont në fjalë e kanë goditur me grushte punonjësin e institucionit të vuajtjes së dënimit. Të tre bashkëpunëtorët e dyshuar vijojnë të jenë në kërkim nga Policia.