Denoncimi i fortë i Berishës: Rama dhe Veliaj duan t’i mbyllin gojën Ahmetajt, e kanë kërcënuar me jetën e tij dhe të familjes

Një denoncim i fortë ka ardhur nga ish-kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës për mediat. Ai ka akuzuar kryeministrin Edi rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion veliaj se kanë kërcënuar me jetë Arben Ahmetajn dhe familjen e tij, për t’i mbyllur gojën ish-ministrit për aferën e inceneratorëve.

Berisha thotë se insrtitucionete  drejtësisë duhet të dërgojnë hetues aty ku ndodhet Ahmetaj dhe t’i marrin atij dëshminë, duke hedhur dritë mbi çdo aferë korruptive të kryer nga qeveria për inceneratorët.

“Sot sytë dhe mendjet e shqiptarëve janë të drejtuara në hetimin vjedhjes së shekullit. Duhet të shtoj këtu se afera e djegësave, e vlerësuar nga shqiptarët si vjedhja e shekullit, është njëkohësisht hetimi ose dështimi i shekullit. Pra, hetim i suksesshëm ose dështim i tmerrshëm i këtij hetimi. Ndaj jam këtu sot për të denoncuar përpara shqiptarëve disa zhvillime me të cilat, kupola e mafies së plehrave po bën gjithçka për të ndikuar dhe për të penguar hetimin. Së pari, u informoj se prej tre javësh, breshëri kërcënimesh me jetën e tij, të prindërve dhe familjarëve të tjerë, fëmijëve, vërshojnë nga të katër anët drejt Arben Ahmetajt. Këto kërcënime kriminale dëshmojnë tmerrin dhe datën që Arben Ahmetaj u ka kallur Edi Ramës dhe Erion Veliajt si bosët kryesorë të vjedhjes së shekullit.

Me këto kërcënime ndaj Ahmetajt, Rama dhe Veliaj kërkojnë me çdo kusht që t’i mbyllin gojën që të mos i bëjë publike ndërhyrjet e Ramës dhe Veliajt si kupolë kryesore e vjedhjes së shekullit. Me këto kërcënime ndaj Ajhmetajt, Rama dhe Veliaj kërkojnë me çdo kusht që t’i mbyllin gojën atij dhe ai mos të guxojë që të bëjë publike këto çështje. Kërcënimet me jetë ndaj familjes së Ahmetajt që vërshojnë nga qelitë e burgjeve të Shqipërisë dhe zyrat e krimit të institucioneve shtetërore, dëshmojnë se Rama, Agaçi dhe Veliaj janë de facto dhe de jure, ligjërisht dhe penalisht, truri dhe ekzekutorët kryesorë të vjedhjes së shekullit. Ju bëj thirrje të gjithë hetuesve, prokurorëve, policëve, punonjësve të organeve të zbatimit të ligjit, që janë të interesuar në zbardhjen e të vërtetës rreth vjedhjes së shekullit, të marrin të gjitha masat për të mbrojtur familjarët, fëmijët, por edhe vetë Arben Ahmetaj. Të dërgojnë aty ku ndodhet ky i fundit hetues, duke e pranuar atë si bashkëpunëtor të drejtësisë. Shqiptarët, mbi të gjitha duan të zbardhet e vërteta dhe të marrin mbrapsht paratë qindra milionë që ky grup i grabiti atyre me këtë aferë”, tha ai.