Kasandër Noga dënohet me 15 vite burg nga Gjykata e Brukselit, akuzohet për atentatin ndaj Erion Hasanbelliut

Gjykata e Brukselit në Belgjikë ka dënuar me 15 vite burg Kasandër Nogën, i akuzuar për atentatin ndaj Erion Hasanbelliut, i qëlluar me 6 plumba.

Përplasja e Kasandër Nogës me Hasanbelliun filloi në vitin 2000, kur Noga dhe Julian Çela hynë në Spitalin e Sanatoriumit me automatikë në dorë dhe vranë Aqif Hasanbelliun (babai i Erionit) dhe Dritan Hajdinin, të dy të shtruar në spital dhe me serum në krahë.

Për t’u hakmarrë, Erion Hasanbelliu dhe vëllai i tij Geron Hasanbelliu, në 17 Mars të vitit 2002 në Antverp të Belgjikës, ekzekutojnë Julian Celën dhe plagosin rëndë Kasandër Nogën. Pas ngjarjes në Belgjikë, Geroni arriti të arratisej dhe u strehua në Itali, ku u arrestua në vitin 2009 dhe u ekstradua në Shqipëri.

Por Kasandër Noga akuzohet edhe për 5 vrasje dhe dis aplagosje të tjera, mes tyre edhe vrasja e Astrit Shperdhejas në 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005 dhe u shpall i pafajshëm.