Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, reagon Kryemadhi: Jepi SPAK, edhe pak që arrish te peshqit e mëdhenj, Agaçi, Rama, Veliaj

Një nga denoncueset më të zëshme të aferës së inceneratorëve, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas njoftimit të SPAK për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës.

Ajo shkruan se inceneratori i Tiranës është është një vepër kriminale produkt i bashkëpunimit mafioz mes zyrtarëve publikë dhe biznesit, teksa kërkon nga SPAK që të arrestojë “peshqit” e mëdhenj, Edi ramën, erion Veliajn dhe Ëngjëll Agaccin.

“SPAK më në fund ndërmori një veprim ndaj inceneratorit të Tiranës, i kallëzuar prej meje që prej dy viteve. Në këto momente shumë të rëndësishme, duhet të mos harrojmë se:

1. Inceneratori i Tiranës është një vepër kriminale produkt i bashkëpunimit mafioz mes zyrtarëve publikë dhe biznesit. Të dyja palët janë përgjegjëse në vjedhjen e shqiptarëve.

2. Të ndiqen paratë e vjedhura kudo ku këta hajdutë me kostum zyrtari e biznesi i kanë fshehur, dhe çdo qindarkë t’u kthehet qytetarëve. Jepi SPAK, edhe pak të duhet të arrish te peshqit e mëdhenj të Inceneratorit, Agaçi, Rama, Veliaj”, shkruan Kryemadhi.