Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një operacion në veri dhe jug të Mitrovicës, që ka të bëjë me kontrabandën e armëve dhe municioneve. Si rezultat i operacionit janë arrestuar 16 persona ndërsa ky aksion u zhvillua në 21 lokacione.
Gjatë kontrollit janë gjetur armë e municion, tregojnë nga prokuroria Themelore e Mitrovicës.
“Mund të konfirmojmë se, sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë dy rajone të Kosovës, atë DRP Mitrovicë Jugu dhe DRP Mitrovicë Veri.
Operacioni policor ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimi me armë dhe municion”, njofton policia.
Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë, raportohet nga policia.