Shehaj: Sondazhet na nxjerrin me 7 mandate, por ne do të vazhdojmë të punojmë

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka folur në emisionin “Opinion” një ditë pas dorëzimit të listave të kandidatëve në KQZ.

I pyetur për synimet që ka forca e tij politike në zgjedhjet e 11 Majit, ai tha se sondazhet tregojnë që Mundësia do të marrë 7 mandate, por shtoi se puna do të vijojë për të maksimizuar votën e qytetarëve kudo që ndodhen.

Shehaj u shpreh se synimi i krijimit të një grupi parlamentar është i vështirë, por më se i arritshëm nëse punohet fort për të marrë besimin e qytetarëve.

“Sondazhet që ne bëjmë na nxjerrin me rezultatin me 7 mandate. Kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të punojmë. E lehtë është të bashkohesh me partitë e  mëdha, por unë nuk kam asnjë marrë asnjë gjë të lehtë. Unë kam qenë i vetmi që kam dalë kundër Bashës dhe i kam patur të gjithë kundër, të gjithë”,tha Shehaj.