Ulsi Manja ka prezantuar kandidatët e Partisë Socialiste për qarkun e Lezhës, të cilin do ta udhëheqë vetë.
I dyti pas tij në listën e sigurt do të jetë Ermal Pacaj, i ardhur nga platforma “deputeti që duam”, ndërsa në listën e hapur do të jenë 7 kandidatë, të gjithë që garojnë për herë të parë.
Qarku Lezhë
Lista e mbyllur:
Ulsi Manja
Ermal Pacaj (Përzgjedhur nga platforma “Deputeti që duam”
Në listën e hapur:
Admir Kadeli
Andon Gjoni
Klotilda Ndreca
Erjon Markaj
Marjeta Neli
Aurora Reçi Gjeloshi
Pranvera Skana (Deputeti që duam)
Ndërkohë, për qarkun e Korçës kandidaturat i ka prezantuar drejtuesi politik, Niko Peleshi, i cili do të jetë i pari në listën e Partisë Socialiste.
Këshilltarja e Bashkisë së Tiranës, Romina Kuko dhe Genti Lakollari janë dy të tjerët në listën e sigurt.
Qarku Korçë
Lista e Mbyllur:
Niko Peleshi
Romina Kuko
Genti Lakollari
Lista e Hapur:
Alfons Olldashi
Arjan Jaupllari
Besa Spaho
Bledi Çomo
Eni Zake
Eridion Rustemi
Gëzim Goro
Ilir Pendavinji
Vasil Sterjovski
Vinjola Rota