Pas refuzimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për ta takuar, Edi Rama ka pranuar kushtin e tij dhe i ka dorëzuar marrëveshjet e firmosura nga qeveria shqiptare.
Kurti tha dje se nuk do të takonte kreun e qeverisë shqiptyare nëse nuk do mbahej mbedhja e dy qeverisë që u anulua më 14 Qershor në Gjakovë, ku mbetën të pafirmosura 13 marrëveshje të dakordësuara, pasi qeveria shqiptare anuloi pa arsye mbledhjen.
Rama iu përgjigj duke thënë se 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga pala shqiptare, janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë.
Ndërsa shtoi se me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi.
“Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi.
Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, ka shkruar Rama në Twitter.