Ka nisur protesta e 13 para Bashkisë së Tiranës ditën e sotme, ku në temperatura gati 40 gradë, opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Opozita veproi me të njëjtin skenar edhe këtë të premte, ku mbështetësit u mblodhën për të 13-ën herë para godinës së bashkisë.
Ata kanë hedhur molotov drejt godinës, ndërsa mbanin në duar flamujt e PD, tymuese me ngjyra dhe fishekzjarrë.
Këtë herë policia ka vendosur mos të marrë të njëjtat masa, duke mos bllokuar me gardh metalik bashkinë.