Qytetarët në protestë përpara Gjykatës Kushtetuese për taksën e profesioneve të lira

Qindra qytetarë janë mbledhur prej orës 18:00 përpara Gjykatës Kushtetuese, për të protestuar kundër tatimit të profesioneve të lira.

Më pankarta në duar, ata kërkojnë që kjo Gjykatë të shfuqizojë vendimin e qeverisë për taksimin e profesioneve të lira, pasi sipas tyre, kjo taksë do të mbyllë qindra biznese të vogla për shkak të pamundësive financiare për t’i paguar.

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë në datën 18 Qershor tre paditë e bëra ndaj këtij vendimi të qeverisë, që hyri në fuqi në datën 1 Janar të këtij viti.

Një padi është bërë nga 37 deputetë të opozitës, ndërsa më pas padi bënë edhe Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM) dhe Instituti i Ekspertëve Kontabël të Miratuar (IEKA).