Partia Socialiste kërkon përjashtimin e 5 deputetëve demokratë pas tensioneve që u krijuan në seancën e fundit.
Sekretariati i Etikës që do të mblidhet rreth orës 13:00 pritet të marrë masa për deputetët, Gazment Bardhi, Luan Baçi, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Ervin Salianji.
Rikujtojmë se kaosi erdhi pas kërkesës së Bardhit për rikthimin e Sali Berishës në grupin parlamentar demokrat, kërkesë kjo e cila gjeti kundërshtimin e shumicës.
Përveç tensioneve në Kuvend, pati përplasje edhe jashtë tij, për shkak të protestës së thirrur nga opozita, pas publikimit të pjesës së dytë të reportazhit të “Report” në RAI3 ndaj Shqipërisë.
Me ndryshimin e rregullores së Kuvendit, një deputet rrezikon të përjashtohet deri në 60 ditë.