Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmë në Itali ku një 61 vjeçar shqiptar është vrarë me thikë. Vrasja ndodhi në Bibbiano në Reggio Emilia, pas një sherri mes viktimës dhe autorit 41-vjeçarit italian.
61-vjeçari shqiptar, i identifikuar si Ilirjan Minaj kishte shkuar për të vizituar mbesën e tij ndërsa është konflikuar me fqinjin e saj. Shqiptari jetonte prej vitesh në Itali dhe ishte babai i nje vajze 19 vjeçare.
Sipas një rikonstruksioni fillestar të vrasjes, mes të dyve ka shpërthyer një debat për shkak të qëndrimit tallës të italianit ndaj shqiptarit, shkruajnë mediat vendase.
Në vendin e ngjarjes mbërritën karabinierët, të cilët arrestuan autorin dhe i kanë sekuestruar thikën me të cilën kreu krimin. Ai akuzohet për vrasje të rëndë me dashje.