EMRAT/ Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, arrestohen dy punonjës të hotelit, ndihmuan autorin të fshihte turpin e pajetë të viktimës

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Dhërmi ku Gerald Shehu vrau me armë Eraldo Novruzin, recepsionistin e hotelit ku autori i krimit ishte bashkëpronar.

Dy persona të tjerë janë ndaluar me iniciativë nga policia pasi ka dyshime se kanë ndihmuar Shehun për të larguar trupin e viktimës. Të arrestuarit, Daniel Qose dhe David Larti, janë punonjës të hotelit, ku ndodhi krimi.

Policia ka dyshime se ata kanë dijeni mbi trupin e të riut dhe do të merren në pyetje.

Policia edhe këtë të premte kontrollet i ka përqëndruar në fshatrat Gjipe, Dhermi dhe Vuno pasi ka dyshime se trupi mund te jete lenë aty.

Sakaq, nga këqyrja e banesës ku qëndronte shtetasi Gerald Shehu, në një kasafortë në dhomën e gjumit, shërbimet e Policisë gjetën 1 fishek arme zjarri, me kapsollë të goditur, i cili u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim.

Ndërkohe nga ana e policisë shqiptare dhe asaj greke po mundohen të realizojne deportimin e Gerlad Shehut, me qëllim mos nënshtrimin e procedurave të ekstradimit.

Njoftimi:

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas, të cilët dyshohet se ndihmuan autorin e ngjarjes kriminale të ndodhur ditën e djeshme, në Dhërmi, për të fshehur trupin e pajetë të shtetasit E. N.

Nga veprimet hetimore të kryera për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dyshohet se autori, shtetasi G. Sh., pasi e ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. N., është ndihmuar për të fshehur trupin, nga 2 punonjës të hotelit të tij, shtetasit D. Q., 33 vjeç dhe D. L., 30 vjeç, të dy banues në Korçë.

Nga këqyrja e banesës ku qëndronte shtetasi G. Sh., në një kasafortë në dhomën e gjumit, shërbimet e Policisë gjetën 1 fishek arme zjarri, me kapsollë të goditur, i cili u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim.

Në fuksion të hetimeve të thelluara u fiksuan dhe u morën për ekzaminime të mëtejshme, sende dhe mjete të tjera të cilat dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.

Hetimet vijojnë në drejtimin e Prokurorisë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për shtetasin G. Sh., për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe për shtetasit D. Q. dhe D. L., për veprën penale “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, kryer në bashkëpunim.