Një kandidat për kryetar bashkie është qëlluar për vdekje në një tubim të fushatës në shtetin jugor Guerrero të Meksikës, i fundit në një varg sulmesh përpara zgjedhjeve të së dielës.
Alfredo Cabrera u vra të mërkurën në qytetin Coyuca de Benitez. Një video e publikuar nga mediat lokale tregonte një person që i afrohej atij teksa ishte në mesin e mbështetësve dhe e qëllonte pas koke.
Vrasja e Cabrera i shtohet njw numri në rritje të vdekjeve në prag të zgjedhjeve presidenciale, kongresale dhe lokale më 2 qershor. Qeveria tha të martën se të paktën 22 persona që konkurronin për poste lokale ishin vrarë që nga shtatori i kaluar.
Të martën, një kandidat për kryetar bashkie në shtetin qendror të Morelos u vra ndërsa një tjetër u qëllua dhe u plagos në shtetin perëndimor Jalisco, thanë autoritetet.
Cabrera i përkiste një koalicioni opozitar që mbështet Xochitl Galvez, një senator i qendrës së djathtë dhe biznesmene me rrënjë indigjene, e cila aktualisht është e dyta në zgjedhjet presidenciale.
Sulmuesi i dyshuar u vra në vendngjarje, sipas mediave të huaja.