Një 26 vjeçar është arrestuar ndërsa një tjerër është proceduar në gjendje të lirë, pas vdekjes së 53 vjeçarit Adrian Fejzullahu, i cili ra nga lartësia e katit të tetë të një pallati në ndërtim dhe humbi jetën në vend.
I arrestuari dhe i proceduari jane drejtues teknik të dy kompanive, të objektit që po ndërtohej.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin G. K., 26 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. C., 36 vjeç, drejtues teknik të dy kompanive, pasi në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ka rënë nga lartësia e katit të 8-të të një pallati në ndërtim dhe si pasojë ka humbur jetën, shtetasi A. F., 53 vjeç”- njofton policia.
Adrian Fejzullahu kishte vetëm 5 ditë që ishte pjesë e skuadrës për ndërtimin e objektit, teksa ka qenë duke ngritur kova me llaç kur ka rënë nga lartësia e pallatit, duke humbur edhe jetën.
Adriani së bashku me bashkëshorten kishin jetuar në Greqi e së fundmi ishin kthyer për të jetuar në Shqipëri. Ata nuk kishin fëmijë e jetonin tek vëllai i tij në Shkozë.