Në njoftimin e SPAK për grupin kriminal ku bënte pjesë Ramazan Rraja, nipi i ish deputetit socialist Rrahman Rraja, zbulohet edhe ngjarja e hedhjes së eksplozivit në hotel “Victoria’ në Tiranë, më 30 maj 2020.
Hoteli është në pronësi të Luan Matës, babai i Ervin Matës, i shpallur në kërkim pasi akuzohet si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë dhe planifikonte vrasje, ku u arrestua dhe ish zv/drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani
Sipas SPAK Ramazan Raja akuzohet se ka kryer veprën penale në bashkëpunim me të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Juljan Mecaj.
“Gjithashtu ka rezultuar se i pandehuri Ramazan Rraja, është njëri nga personat që ka kërkuar dhe siguruar një automjet, tek njohjet e tij shoqërore në Durrës, dhe në vijim ka dërguar një nga të afërmit e tij me qëllim për ta marrë këtë automjet, dhe për të realizuar hedhjen e sasisë së lëndës eksplozive, në hotel “Victoria” Tiranë, në pronësi të shtetasit Luan Mata, ngjarje e ndodhur më datë 30.05.2020, ora 22:35. Lidhur me këtë episod i pandehuri Ramazan Rraja akuzohet se e ka kryer veprën penale në bashkëpunim me të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Juljan Mecaj”, thuhet në njoftim.
Nga shpërthimi i 30 majit për fat të mirë nuk pati të lënduar vetëm dëme materiale.