Një shpërthim me tritol është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Shkafane të Durrësit ndërsa është shpallur në kërkim një 24 vjeçar. Ky i fundit sipas policisë, vuri lëndën plasëse në një magazinë, në pronësi të një 50 vjeçari. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.
Policia vijon punën për kapjen e 24 vjeçarit.
“Menjëherë pas njoftimit, rreth orës 23:45, të datës 14.05.2024, se në magazinën në pronësi të shtetasit, 50 vjeç, në fshatin Shkafane, kishte ndodhur një shpërthim (me pasojë vetëm dëme materiale), shërbimet e Postës së Policisë Manzë kanë shkuar në vendngjarje.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është identifikuar autori i dyshuar i rastit, shtetasi 24 vjeç, banues në fshatin Rrotull.
Vijojnë kërkimet për kapjen e tij, si dhe në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, vijojnë hetimet për të provuar ligjërisht rrethanat e këtij rasti.”, thuhet në njoftimin e policisë.