Vodhi sërish sapo përfitoi nga amnistia, Gjykata kthen pogradecarin në burgun e Drenovës

Gjykata ka vendosur që Ardian Isufi, 36 vjeçari i liruar pak ditë më parë duke përfituar nga aministia, të rikthehet pas hekurave.

Menjëherë pas lirimit , i riu u rikthye në “zanatin” e tij, duke vjedhur një automjet tip “Ford” në qytetin e Korçës, ndërsa është njohur me masën e sigurisë nga gjykata e Korcës.

Ka qënë kjo e fundit e cila e ka kthyer përsëri në “shtëpinë e vjetër”, nën masën e sigurisë “arrest me burg”

Ka qënë prokuroria e Korçës ajo e cila ka kërkuar këtë masë për Isufin, masë e pranuar nga ana e gjykatës.

Isufi u arrestua pak orë më vonë pasi kreu vjedhjen e automjetit në një nga fugonat e linjës “Korçë – Tiranë”, duke tentuar të arratisej drejt kryeqytetit.