Sali Berisha e ka quajtur një zhvillim shumë pozitiv largimin nga Shqipëria të ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim.
Ish kryeministri ka thënë se ajo i ka shërbyer Ramës ndërsa bëri thirrje të hetohen pronat që sipas tij ka Kim në Shqipëri.
Sipas Berishës zgjatja e qëndrimit të kim ishte një hile që ambasadorja në bashkëpunim me Ramën dhe Olta Xhaçkën i bënë SHBA-ve.
“I kërkoi Ramës dhe Xhaçkës, që të thonë se po ikën. Shefat e saj pastaj thanë se nuk mund të na diktojnë se kur ikën, e kur rrin, etj. Së dyti, meqenëse ajo po ikën, i thashë në parlament mesazhin që kisha. Por një gjë që nuk mu kujtua në atë moment, po ja them tani. Ftoj përsëri Inspektorin e Përgjithshëm të Departamentit të Shtetit, Kongresin e SHBA dhe FBI-në, të hetojnë për pronat e saj në Shqipëri. Sikundër theksoj se, zëdhënësi i saj Edi Rama, aludoi se unë e kisha fjalën për Yuri Kim polakun. Unë nuk ngatërroj një polak me një amerikane kurrë”, tha Berisha.