“Do t’ju vras të gjithëve”, shqiptari i dehur futet në lokal dhe terrorizon klientët, kërcënon pronarët italianë

Një situatë e pazakontë ka për protagonist një shqiptar në Itali. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se shqiptari rreth 40-vjeç, teksa mbante nje gur në dorë ka hyrë në një lokal dhe ka kërcënuar pronarët se do t’i vriste.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në “Pub Cavern” në bregdetin qendror të Civitanova, ku rreth orës 22:00 u shfaq një shqiptar i dehur teksa vendi ishte plot me njerëz në atë kohë.

“U shfaq ky shqiptari që nuk e kishin parë kurrë më parë”, tha e reja që drejton vendin së bashku me partnerin e saj.

“Fillimisht u duk i qetë, pastaj filloi të na sulmonte. Më pas po na kërcënonte me fraza si “do t’ju vras”, “do të thyej gjithçka”. Ai theu edhe xhamin e derës së përparme, duke e çarë atë. Ai u kthye nga unë duke më thënë “ti je shërbëtori im”, tha pronari. 

Pas incidentit, që la të frikësuar edhe klientët në lokal, shqiptari identiteti i të cilit nuk dihet ende, u arrestua.