Një sherr mes disa të rinjve është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në qytetin e Lezhës.
Mësohet se të rinjtë janë konfliktuar fillimisht me fjalë dhe më pas sherri ka degraduar me përdorimin e sendeve të forta.
Për pasojë dy prej tyre kanë mbetur të plagosur, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihet si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij sherri mes të rinjve.