Policia e Fierit ka konfiskuar pas vendimit të gjykatës apartamentin e një 43 vjeçari nga Lushnja.
Apartamenti me vlerë 120 000 euro i përkiste Julian Sulo nga Lushnja, i njohur si “Juli i Pashakos”. Sulo ka qenë i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe krimeve kundër personit.
Kjo pasuri dyshohet se është përfituar pikërisht nga veprimtaria e tij kriminale.