Një 34 vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi është kapur me një sasi të vogël kokaine.
Mësohet se Alidon Marqeshi është ndaluar mbrëmjen e djeshme për kontroll të makinës së tij “Benz”, ku edhe i është gjetur droga.
Pas verifikimeve të bëra nga policia ka rezultuar se Marqeshi ishte në kërkim nga autoritetet gjermane, pasi në vitin 2017 është konfliktuar me një tjetër shqiptar në Gjermani. Pasi e ka goditur me sende të forta, i riu tjetër ka humbur jetën.
Alidon Marqeshi akuzohet nga autoritet Gjermane për kryerjen e veprës penale “Vrasja e kryer në bashkëpunim”, pasi akuzohet se në 2017 kanë vrarë Xhoi Musajin në Gjermani. Xhoi Musaj atë kohë vetëm 19-vjeç u rrëmbye dhe u dhunua me sende të forta, ndërsa trupi i tij u mbështoll me një qese të zezë dhe u hodh në liqen.
Ngjarja ndodhi për hakmarrje. Gjithçka nisi në vitin 2001 në Elbasan, ku ndodhi një vrasje dhe një plagosje, i plagosur Armando Musaj. Pas dy javësh vëllai i tij, Shpend Musaj është qëlluar me 9 plumba dhe pse është dërguar në spital në Greqi nuk ka munduar t’i mbijetojë atentatit.
Kështu nëna e Xhoit, mori fëmijët dhe u largua në territorin grek pasi kishte frikë nga hakmarrja. Nëna e Xhoit i lëvizi më pas në Gjermani fëmijët, për t’i shpëtuar atentateve, por që nuk arriti t’i parandalonte.
Në 2019 Gjykata e Ulm në Gjermani dënoi me burg për jetë një 47-vjeçar që akuzohet si i përfshirë në vrasjen e 19-vjeçarit, ndërsa Marqeshi i arrestuar sot në Tiranë dyshohet se ka porositur vrasjen për hakmarrje.
Në foto viktima Xhoi Musaj: