Tensione para Kryeministrisë, policia nuk lejon qytetarët të protestojnë

Është shoqëruar me tensione protesta e qytetarëve para Kryeministrisë, teksa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në ditën e 173-të të protestës, forcat e policisë kanë ndërhyrë për të larguar qytetarët që ishin mbledhur si çdo ditë para Kryeministrisë.

Efektivët e FNSH-së dhe të forcës “Shqiponja” kanë krijuar një kordon policor, duke rrethuar protestuesit dhe duke i shtyrë me forcë drejt trotuarit pranë godinës së Kuvendit. Gjatë ndërhyrjes janë regjistruar edhe disa shoqërime të qytetarëve me forcë.

Megjithatë qytetarët nuk janë tërhequr, duke vijuar me protestën e tyre. Ata kanë thënë se nuk do të ndalen deri në largimin e kryeministrit, Edi Rama.

Ndërkohë një protestë masive është paralajmëruar më datë 28 Nëntor, ku pritet të marrë pjesë edhe Diaspora.