Pas ndryshimeve në drejtim, Rama mbledh të shtunën Asamblenë e PS në Tiranë

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të mbledhë të shtunën Asamblenë e Tiranës. Mësohet se ai do të jetë i shoqëruar nga dy bashkëkryetarët e sapoemëruar të Partisë Socialiste në kryeqytet, Albana Koçiu dhe Ervin Demo.

Në mbledhje do të diskutohet lidhur me organizimin e zgjedhjeve të ardhshme lokale, të cilat do të mbahen më 9 Maj 2027.

Kujtojmë se të shtunën e kaluar, në mbledhjen e Asamblesë së PS në Lalëz, ministri i Brendshëm, Ervin Demo dhe zv.kryeminisministrija Albana Koçiu u zgjodhën si drejtues politike të Bashkisë Tiranë.

Ndërkohë, Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca u larguan nga forumet drejtuese. Sakaq kryebashkiaku Erion Veliaj u la jashtë strukturave drejtuese, duke ruajtur vetëm statusin e anëtarit të thjeshtë