Apartamente, automjete dhe shoqëri tregtare, SPAK kërkon sekuestrimin e 9.1 milionë eurove pasuri në Durrës

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme konfiskimin e pasurive me vlerë rreth 9.1 milionë euro, të cilat lidhen me një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun e narkotikëve.

Pas hetimeve, SPAK thotë se janë identifikuar pasuri të luajtshme, të paluajtshme dhe kuota në shoqëri tregtare, të regjistruara në emër të personave nën hetim, familjarëve të tyre dhe personave të lidhur me ta. Sipas Prokurorisë, këto pasuri nuk justifikohen nga burime të ligjshme të ardhurash.

Vlera totale e pasurive me çmimin aktual të tregut është rreth  9.1 milionë euro.

Këto pasuri përfshijnë:

  • 3 automjete
  • kuota në 4 shoqëri tregtare dhe në një person fizik;
  • 24 pasuri të paluajtshme, kryesisht në Durrës (apartamente, njësi, truall dhe ndërtesë) dhe 2 vende parkimi në Vlorë.

Pasuritë e luajtshme:

  • Automjet i markës BMË, i vitit 2018.
  • Automjet i markës Mercedes Benz, modeli AMG GLE 63 4MATIC, viti 2017.
  • Automjet i markës BMË, modeli X6, i vitit 2021.

Kuotat e subjekteve tregtare:

  • Shoqëria tregtare “Marquess” sh.p.k.
  • Shoqëria tregtare “Felix Vinum” sh.p.k.
  • Shoqëria, Agjenci udhëtimi “Dubai im” sh.p.k.
  • Shoqëria TV-kabllor, Vlora CABLE, sh.p.k.
  • Personi fizik “O. Sh”.

Pasuritë e paluajtshme:

  • Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 282.5 m2 dhe “Ndërtesë” me sipërfaqe 248 m2, e ndodhur në Durrës.
  • Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 58.9 m2, e ndodhur në Durrës.
  • Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 63.4 m2, e ndodhur në Durrës.
  • Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 65.5 m2, e ndodhur në Durrës.
  • Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 61 m2, e ndodhur në Durrës.
  • Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 48 m2, e ndodhur në Durrës.
  • Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 58.9 m2, e ndodhur në Durrës.
  • Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 175 m2, e ndodhur në Durrës.
  • Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 199 m2, e ndodhur në Durrës.
  • Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 123 m2, e ndodhur në Durrës.
  • Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 548.32 m2, e ndodhur në Durrës.
  • Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 355 m2, e ndodhur në Durrës.
  • Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 120 m2, e ndodhur në Durrës.
  • Pasuria me sipërfaqe 1.745 m2, e ndodhur ne Durrës.
  • Pasuria me sipërfaqe 1.745 m2, e ndodhur në Durrës.
  • Pasuria me sipërfaqe 355 m2, e ndodhur në Durrës.
  • Pasuria me sipërfaqe 285 m2, e ndodhur në Durrës.
  • Pasuria me sipërfaqe 910 m2,e ndodhur në  Durrës.
  • Pasuria me sipërfaqe 3050 m2, e ndodhur në Durrës.
  • Apartamenti me sipërfaqe 103,6 m2, e ndodhur në Durrës.
  • Apartamenti me sipërfaqe 85 m2, e ndodhur në Durrës.
  • Apartamenti me sipërfaqe 85 m2, e ndodhur në Durrës.
  • Vend parkimi nr. 10, e ndodhur në Vlorë.
  • Vend parkimi nr. 11, e ndodhur në Vlorë.