32 shkencëtarë thonë se shqipja është 6 mijë vjeçare, ndër gjuhët më të vjetra që flitet ende

Nuk ka më dyshime nëse gjuha shqipe është e vjetër. Mëse 32 shkencëtarë botuan një artikull në revistën prestigjoze “Science”, ku përmes metodave më moderne të studimit, nga linguistë, arkeologë dhe studime të lëvizjeve të popullsive përmes AND-së, ata krijojnë një hipotezë të re për gjuhët indoeuropiane. Gjithmonë gjuha Shqipe është lenë si degë e veçantë dhe unike në pemën e gjuhëve indoeuropiane, por shkencëtarët e huaj vlerësojnë se shqipja është ndër gjuhët e pakta të vjetra të flitet ende. Ata vlerësojnë se gjithashtu armenishtja dhe greqishtja e vjetër janë gjithashtu gjuhë të tilla.

“Rezultatet tona nuk janë plotësisht në përputhje as me hipotezën e stepës dhe as me hipotezën e bujqësisë. Dëshmitë e fundit të ADN-së sugjerojnë se dega e Anadollit nuk mund të merret shteruese, as jo e stepës, por më shumë në jug të Kaukazit. Filogjenetika gjuhësore dhe ADN-ja kombinohen për të sugjeruar se zgjidhja e enigmës 200-vjeçare indo-evropiane qëndron në një hibrid të hipotezave bujqësore dhe stepës”, thuhet në konkluzionin e tyre.

Me pak fjalë, gjuhët indoeuropiane janë një përzierje, si nga grupet e popullsive që nisën me jugun e Kalukazit, më pas me zhvillimin e bujqësisë në zonën e Anadollit dhe u shpërndanë në Europë, ashtu dhe dhe nga grupe të tjera që erdhën nga stepat e largët.

Studiuesit propozuan një hipotezë të re hibride për origjinën e gjuhëve indo-evropiane, pra nisja që fillon me jugun e Kaukazit dhe një degë pasuese në veri në stepë, si një atdhe dytësor për disa degë të indo-evropiane që hyjnë më vonë.

Wolfgang Haak, një udhëheqës grupi në Departamentin e Arkeogjenetikës në Institutin Max Planck për Antropologjinë Evolucionare, përmbledh gjetjet e studimit të ri duke thënë se “ky është një hap i madh përpara nga skenarët reciprokisht ekskluzivë, të mëparshëm, drejt një modeli më të besueshëm që integron gjetjet arkeologjike, antropologjike dhe gjenetike.”

Kështu, baza e të dhënave përfshiu 109 gjuhë moderne dhe 52 gjuhë historike indo-evropiane të kalibruar me kalimin e kohës, me origjinë fillestare në jug të Kaukazit. Rezultatet e tyre sugjerojnë një shfaqje të gjuhëve indo-evropiane rreth 8000 vjet më parë.

Përmes testeve të AND-së, kombinuar me gjentjet arkeologjike, studiuesit shprehen se gjuha shqiptare ka një bazë të paktën 6 mijë vjeçare.