Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasurinë e një personi të dënuar për trafikim droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale L.B. Dyshohet se pasuritë e tij dhe të familjarëve të tij, e kanë prejardhjen nga aktiviteti kriminal i vazhdueshëm. Ky person rezulton i dënuar për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” në Greqi.
Këtij personi i janë sekuestruar konkretisht 3 biznese, 4 apartamente, një papafingo, 5 makina dhe një llogari bankare. Pasuritë kapin vlerën e mbi 3 milonë eurove.
Pasuritë e sekuestruara janë:
1. 5 (pesë) pasuri të llojit “njësi shërbimi”, me sipërfaqe 722 m², 486.7 m², 180.5 m², 57 m², 77.31 m² me vendndodhje në lagjen “1-Maji” Fier.
2. Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 63.6 m², me vendndodhje në Fier.
3. 2 (dy) pasuri të llojit apartament me sip.63.4m² dhe 139.6m², si dhe një pasuri e llojit garazh me vendndodhje në “Uji i Ftohtë”, Vlorë.
4. Pasuri e llojit papafingo, me sipërfaqe totale 221.8m² me vendndodhje në Selitë, Tiranë
5. Pasuria e llojit “njësi shërbimi”, me sip.197 m² me vendndodhje Selitë, Tiranë.
6. Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe totale 197.4m², me vendndodhje Selitë, Tiranë.
7. 5 (pesë) pasuri të luajtshme të llojit automjet dhe motomjet të regjistruar pranë Drejtorisë Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor Fier.
8. Pasuri e llojit “njësi tregtare”, lidhur me aktivitetin tregtar “Bar-Kafe”, Fier, të ushtruar nga personi fizik L.B.
9. 2 (dy) Llogari bankare me gjendje 212,341.46 lekë dhe 22,628.7 mijë Euro.