27-vjeçari i dehur sulmon dhe kërcënon me thikë efektivët e policisë në Tiranë

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka goditur dhe ka kanosur me thikë efektivët e policisë, në rrugën “Ali Gjuzi”.

I riu me iniciale A.K mësohet se ka qenë në gjendje të dehur kur ka sulmuar efektivët e komisariatit nr.3 në kryeqytet dhe më pas i ka kanosur ata me një mjet të mprehtë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Gjuzi”, duke qenë në gjendje të dehur, ka goditur punonjësit e Policisë dhe i ka kanosur ata me një mjet të mprehtë”, njofton policia.