23 vjeçari lë shtatzënë 12 vjeçaren në Përmet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet, ku një 23 vjeçar nga Mallakastra ka kryer marrëdhënie me një 12 vjeçare dhe e ka lënë atë shtatzënë.

Ngjarja tronditëse është zbuluar rreth 45 ditë pas aktit, kur vajza ka filluar të ketë probleme shëndetësore. Gjyshja, me të cilën ajo jetonte ka lajmëruar prindërit e saj në emigrim . Babai ka ardhur nga Greqia dhe ka vizituar vajzën në spital, ku ka zbuluar se ajo ishte shtatzënë. E mitura në pas ka treguar edhe emrin e 23 vjeçarit nga Mallakastra, i cili dyshohet autor i disa vjedhjeve në qytetin e Përmetit, kohët e fundit.