108 ditë protestë në shesh, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Protesta qytetarë ka mbërritur në ditën e 108-të, ku kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Qytetarët u mblodhën sërish këtë të martë në sheshin “Skënderbej” për të vijuar marshimin e tyre para Kryeministrisë.

Në duar ata mbajnë pankarta të ndryshme, ku njëra prej tyre kishte në fokus Ramën dhe Belinda Ballukun.

“Rama jashtë – problem me shqiptarët. Balluku në Tiranë – problem me qytetarët. Kur popullit i fshihesh, me ç’fytyrë pushtetit i ngjitesh?”, shkruhet në pankartë.

Qytetarët vijuan me thirrjet për largimin e Ramës dhe arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, e pandehur nga SPAK për disa vepra penale.

Protesta, e nisur që prej 30 Majit ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare, disa prej të cilave e kanë cilësuar këtë lëvizje si një prej qëndresave më të gjata të zhvilluara në Shqipëri.