Trupa gjykuese në Hagë, e kryesuar nga gjyqtari Charles Smith tha se Prokuroria nuk ka arritur të vërtetojë me prova ligjore akuzën për krime kundër njerëzimit nga katër udhëheqësit e UÇK-së.
“Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile si kusht për krime kundër njerëzimit, Trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer ky sulm i përhapur gjerësisht kundër popullatës civile. Nuk mund të cilësohen si krime lufte, nuk përmbushen kriteret në lidhje me këto krime”, tha gjyqtari.
Me herët, ai tha se kjo çështje gjyqësore nuk ka të bëjë me legjitimitetin e UÇK-së, por vetëm me përgjegjësi personale.
“Kjo çështje gjyqësore ka të bëjë me veprimet dhe sjelljet e të akuzuarve që lidhen me këtë çështje. Nuk ka të bëjë me legjitimitetin e UÇK-së dhe synimin e saj për një Kosovë të pavarur”, është shprehur ai.