Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Adnan Xholi janë zyrtarisht 4 kandidatët që janë në garë për të marrë drejtimin e SPAK.
Kandidaturat e tyre janë zyrtarizuar sot, ndërsa data 8 Tetor ishte edhe afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
“Lidhur me listën e kandidatëve që kanë shprehur interes për pozicionin e Drejtuesit të SPAK. Në vijim të procedurës për përzgjedhjen e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), njoftojmë se, në përfundim të afatit zyrtar dhe kohës së pritjes për depozitimin e dokumentave nëpërmjet shërbimit postar, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë depozituar shprehjen e interesit për këtë pozicion prokurorët si më poshtë vijon: Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi’, thuhet në njoftimin e KLP.
Pas dorëzimit të kandidaturave, i hapet rrugë procesit të vlerësimit dhe përzgjedhjes nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Zgjedhja e kreut të ri të SPAK është në fokusin e SHBA dhe Bashkimit Europian, të cilët po e ndjekin nga afër këtë proces.
Kujtojmë së mandati i Altin Dumanit përfundon në 18 Dhjetor, 3 vite pas zgjedhjes së tij në krye të SPAK, ku arriti ta kthente këtë institucion më të besuarin e qytetarëve, pas arrestimeve të shumë zyrtarëve të lartë të politikës.