Delegacioni i OSBE-ODIHR, i cili do të qëndrojë në Shqipëri për të monitoruar zgjedhjet parlamentare të 11 majit kanë zhvilluar një vizitë pune në SPAK.
Drejtuesi misionit Lamberto Zannier mbajti një konferencë për mediat, ndërsa u pyet edhe për hetimin e krimeve zgjedhore dhe mundësinë e bashkëpunimit me SPAK për raportimin e shkeljeve.
Ai u shpreh se do jetë bashkëpunues me autoritetet dhe metodologjia e tij do të mbështetet në stardardet e vendosura për vëzhgimin zgjedhor.
“Bashkëpunimi me autoritetet është i rëndësishëm, por gjetjet tona do të ndahen përmes raporteve zyrtare,” theksonte ajo.