Teksa zgjedhjet vendore do të mbahen në 2027, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve synon votim dhe numërim elektronik në disa bashki të vendit, siç bëhet me dije përmes një shkrese drejtuar partive politike.
KQZ bën me dije se, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe modernizimit të proceseve zgjedhore, po vlerësohet shtrirja e teknologjisë së votimit elektronik në një numër të caktuar njësish të qeverisjes vendore.
Sipas KQZ-së, duke marrë në konsideratë aspektet teknike, logjistike dhe administrative, si dhe nevojën që procesi të zbatohet në mënyrë të qëndrueshme dhe në kohë, shtrirja e votimit dhe numërimit elektronik në 3 ose 4 bashki të mëdha konsiderohet një qasje e arsyeshme dhe proporcionale.
Ndërkohë KQZ u kërkon partive politike të shprehin qëndrimin e tyre lidhur me mundësinë e zhvillimit të votimit dhe numërimit elektronik në disa bashki të mëdha.
Mësohet se përfaqësuesit e tyre të zhvillojnë së shpejti një takim konsultues në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.