Zegjine Çaushi pyet popullin: Për të qeshur apo për të qarë nisja e këtij sesioni parlamentar

Seanca e parë e sesionit të ri parlamentar që u zhvillua të hënën, u shoqërua me tensione të shumta, ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe kërkuan nga mazhoranca mbledhjen sa më parë të Këshillit të Mandateve, për të hequr imunitetin e zv.kryeministres Belinda Balluku, të cilën SPAK kërkon ta arrestojë si të përfshirë në disa afera korruptive.

Por, teksa në foltore bëhej “luftë”, në radhët e socialistëve ishte koha për të qeshur.

Deputetja Zegjine Çaushi, që për fatin e saj të keq (mendojmë ne) njihet vetëm për gafat gjatë fjalimeve të saj, ku është kthyer shpeshherë në meme në rrjetet sociale, ka postuar një foto krah koleges Eriona Ismaili.

E qeshur, ajo pyet qytetarët: Për të qeshur apo për të qarë nisja e këtij sesioni parlamentar?

Përgjigjen po ia kthejmë ne: Për deputetët e mazhorancës, ky sesion parlamentar ëhstë për të qeshur, pasi puna kryesore që do duhet të bëjnë është të ngrenë kartonët kur u kërkohet dhe të duartrokasin sa herë flet Rama apo ndonjë zyrtar tjetër i PS-së, për të marrë në fund rrogën disa milionëshe, plus edhe honoraret.

Ndërsa për popullin, ky sesion është për të qarë, pasi shikon se në çfarë derexheje është katandisur Kuvendi i Shqipërisë, që dikur ka mbajtur disa nga intelektualët më të mirë të vendit, e sot mban lloj – lloj patronazhisti e ministri që vjedh paratë e qytetarëve.

Ndaj, vazhdoni të qeshni e na lini të qajmë, se do vijë dita kur të gjithë të korruptuarit do përballen me drejtësinë. E atëherë, do na shikoni se sa mirë dimë të qeshim edhe ne!