Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku një 46 vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
46 vjeçari i identifikuar si Sazan Sula, ka qenë në vendin e quajtur ‘Ura e Shënkollit’ duke peshkuar, kur ka rënë në kontakt me rrymën dhe ka ndërruar jetë në vend.
“Rreth orës 15:20, në Shënkoll, në vendin e quajtur “Ura e Shënkollit”, shtetasi S. S. 46 vjeç, ka qenë duke peshkuar me (kallam peshkimi), dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryejnë veprimet hetimore me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.