Zbulohet një tjetër shkelje e Bajram Begajt, u pagua si pedagog i jashtëm nga Akademia e Forcave të Armatosura

Punësimi në klinikën private Acibadem nuk ka qenë e vetmja shkelje që Presidenti Bajram Begaj ka kryer gjatë këtyre viteve, pasi tashmë po dalin me radhë të gjitha shkeljet e Kushtetutës që ai ka bërë.

Ish-zv.komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, ka zbuluar se Presidenti Begaj për vitin 2024 është paguar nga Akademia e Forcave të Armatosura në shumën 63.936,5 lekë.

Po ashtu gjatë vitit 2022 është paguar nga kjo akademi në masën 188.194,0 lekë, me një total që shkon 252.130,5 lekë gjatë kohës që ushtron funksionin e Presidentit të Republikës.

Por, neni 89 i Kushtetutës e ndalon Presidentin e Republikës të kryejë veprimtari tjetër private, kështu që kjo është një tjetër shkelje e Kushtetutës që ka bërë Presidenti Begaj, që në një vend normal do të duhej të ishte shkarkuar, por në Shqipëri ai ka mbështetjen e kryeministrit Rama, të cilit i dekreton çdo urdhër.

Postimi i plotë:

Të paguhesh si pedagog pa dhënë mësim.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj për vitin 2024 është paguar nga Akademia e Forcave të Armatosura në shumën 63.936,5 lekë. Sipas tarifave aktuale (pedagog i jashtëm) gjatë vitit 2024 duhet të ketë zhvilluar rreth 90 orë mësim në auditoret e kësaj akademie dhe gjatë orarit zyrtar të punës. Akademia e Forcave të Armatosura gjendet brenda Garnizonit “Skënderbej” dhe hyrja e çdo personi është e regjistruar.

Po ashtu gjatë vitit 2022 është paguar nga kjo akademi në masën 188.194,0 lekë. Në total Akademia e Forcave të Armatosura i ka paguar Presidentit të Republikës për mësimëdhënie 252.130,5 lekë gjatë kohës që ushtron funksionin e Presidentit të Republikës. Neni 89 i Kushtetutës e ndalon Presidentin e Republikës të kryejë veprimtari tjetër private.