Rritja e numrit të turistëve në Ksamil, ka bërë që pronarët atje të gjejnë mënyra të ndryshme për të fituar, edhe duke abuzuar.
Kështu një operacion gjatë natës ka zbuluar një plazh të hapur dhe të ndërtuar në mënyrë të paligjshme. Plazhi ishte ndërtuar në vendin e quajtur “Laguna” dhe aty janë zbuluar dhe sekuestruar qindra shezlonge. Po ashtu aty ishte ndërtuar një bar-restorant në mënyrë të paligjshme. Policia ka zbuluar edhe një rrugë të hapur dhe të ndërtuar me mure betoni që të çon në plazh.
Mësohet se një person është shoqëruar ndërsa një tjetër është në kërkim.
Operacioni i policisë i drejtuar nga Drejtori i Pergjithshem i IMT, Agim Ismaili dhe Shefi i Komisariatit te Sarandes, Gerald Toska ka rinisur sërish në orët e para të mëngjesit të sotëm.