Zbulohet magazina ku kultivohej kanabis në Lezhë

Një operacion antidrogë i policisë në orët e natës në Lezhë ka zbuluar një magazinë të përshtatur për kultivimin e kanabisit.

Efektivët kanë vënë në pranga 2 persona, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim, të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet.

Gjatë kontrollit janë gjetur qindra rrënjë kanabisi, si edhe pajisje të ndryshme për kultivimin e tyre, përfshirë llamba ndriçimi dhe sisteme ajrosjeje, si dhe janë sekuestruar edhe armë zjarri dhe municion.

Policia vijon hetimet dhe po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.