Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Tiranë, arrestohet menaxherja dhe punonjësja, në kërkim administratori 19-vjeçar

Një 26 vjeçare e cila punonte si menaxhere në një qendër masazhesh ka rënë në pranga së bashku me një punonjëse 19 vjeçare.

Të rejat ushtronin prostitucion dhe policia njofton se i ka arrestuar në flagrancë. Në kërkim është administratori i qendrës, vetëm 19 vjeç me inicialet M.M. Qendra ndodhej në rrugën “Nikolla Jorgo” në Tiranë.

Njoftimi:

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshmshe ka zbuluar një qendër masazhesh në Tiranë, e cila shërbente si qendër prostitucioni.

Në pranga ka rënë menaxherja dhe një punonjëse, ndërsa në kërkim është shpallur administratori 19-vjeçar.

Në kuadër të operacionit “Fusion” u arrestuan në flagrancë shtetaset M. K., 26 vjeçe, (menaxherja) A. B., 19 vjeçe, (punonjëse).

u proceduan në gjendje të lirë shtetaset R. S., 28 vjeçe dhe K. K., 19 vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve, dhe shtetasi D. O., 49 vjeç, banues në Tiranë dhe u shpall në kërkim shtetasi M. M., 19 vjeç.

Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se, shtetasi M. M., administronte një qendër masazhesh, në rrugën “Nikolla Jorgo”, me menaxhere shtetasen M. K., dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.